Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë thotë se e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn priti një delegacion frymëzues të grave nga policia shqiptare që teksa niseshin në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024 në Çikago.
VanHorn dhe Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond theksuan rolin thelbësor të grave drejtuese në shërbimin publik dhe ndikimin e tyre pozitiv në sektorin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri.
“Delegacioni i përbashkët amerikano-shqiptar përfshin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP”, thuhet në postimin e ambasadës.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co