
Në kohët e fundit është edhe Liverpuli që ka nisur të has vështirësi. Ekipi i Slot ishte i vetmi që deri tani kishte bindur në gjithë sezonin duke mos kaluar asnjë moment të vështirë dhe duke bërë thuajse zero hapa të gabuara. Pas tyre vinte Barcelona që është në një supër formë, por herë pas herë “i rrëshkiste” këmba papritur.
Liverpuli ka nisur që të vuajë shumë për të marrë një fitore dhe u eliminua nga Kupa nga Plymouth. I pyetur nga gazetarët për fitoret minimale, Slot u shpreh: “Në fazën e fundit të kampionatit, situata ndryshon shumë, jo vetëm e jona. Shikoni Barcelonën, unë e admiroj shumë atë ekip që ka luajtur shumë mirë gjithë sezonin, dje ishin gati të përfundonin 1-1. Tani vijmë në fazën e fundit të kampionatit, lojtarët janë të lodhur dhe situata është shumë më ndryshe, është momenti ku duhet të luftosh për të marrë diçka”, tha Slot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news