
Inzagi hoqi dorë nga Hakan Çalhanogluja dhe përballë Xhenoas vendosi të hidhte në fushë nga minuta e parë Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar ka folur për mediat pas fitores minimale 1-0 në “Xhuzepe Meaxa”. Asllani ka përgëzuar kundërshtarin për lojën e bërë, si dhe ka zbuluar çfarë komunikoi me Barelën përpara fillimit të pjesës së dytë. Lojtari i zikaltërve ka treguar se raporti i tij me Barelën është shumë i fortë, teksa kanë komunikim të vazhdueshëm dhe e këshillojnë shpesh njëri-tjetrin.
“Përgëzime Xhenoas për ndeshjen e shkëlqyer që luajti. U treguam të zotë në të qenurit të duruar. Komunikimi me Barelën? Ai më kërkoi të tërhiqesa pas gjatë ndërtimit të aksionit për të liruar atë dhe Mkitarianin. Të gjithë këtu më japin një dorë të mirë, por Barela është dikush që është thelbësor për mua. E ndihmojmë shumë njëri-tjetrin gjatë javës. Jam i lumtur që kam këtë marrëdhënie më të gjithë. Me këtë grup çdo gjë bëhet më e lehtë”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news