Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpulit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën e futbollit. Mesazhe të shumta ngushëllimi i janë dërguar familjarëve dhe klubit të kuq.
ORA 14:58- “Kjo është një kohë kur unë po luftoj! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por unë nuk mund ta shoh! Më vjen keq kur dëgjoj për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i donin! Pushoni në paqe”, shkruan ish-trajneri i tij te Liverpuli, Jyrgen Klop.
ORA 14: 20– Mesfushori Xherdan Shaqiri ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Diogos. Futbollistët luajtën së bashku te Liverpuli për një sezon, 2020/21. Ai shkruan: “U prehsh në paqe vëlla”.
ORA 14:08- “Vetëm tre javë më parë, pata nderin t’i dhuroja Diogo Jotës një medalje pas finales së Ligës së Kombeve UEFA – një moment gëzimi, krenarie dhe festimi që tani do të gdhendet përgjithmonë në kujtesën tonë me dhimbje. Një kujtim që e bën edhe më të prekshëm shkallën e humbjes, duke e transformuar një moment festimi në një kujtesë të trishtueshme të brishtësisë së jetës. Futbollisti ndërroi jetë vetëm dhjetë ditë pas dasmës së tij dhe lë pas një grua dhe tre fëmijë. Pasioni, energjia dhe shpirti i tij në fushë frymëzuan të gjithë përreth tij. Është shkatërruese të mendosh se një jetë kaq plot gëzim dhe potencial u ndërpre shumë shpejt. Pusho në paqe, i dashur Diogo. Nuk do të harrohesh”, deklaron presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
ORA 14:00- “Humbja e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva është një tragjedi e thellë dhe një padrejtësi për dy të rinj që kishin gjithë jetën përpara tyre. Fjalë që nënvizojnë ndjenjën e padrejtësisë dhe keqardhjen e thellë për dy jetë të ndërprera para kohe, në një kohë kur ata ende mund të kishin dhënë kaq shumë, si në sport ashtu edhe në jetë, thotë Zhoze Murinjo në mesazhin e tij të ngushëllimit. “U shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve të tyre”,
ORA 13:46- E ngatërrojnë me Diogo Jotën, tifozët bëjnë të vdekur ish-lojtarin e Milanit dhe i dërgojnë qindra mesazhe ngushëllimi ORA 13: 16- FOTO/ “Djali nga Portugalia”, tifozët e Liverpulit i bëjnë homazhe Diogo Jotës para “Anfield” ORA 12:49- FOTO+VIDEO/ “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, postimi i fundit prekës i Diogo Jotës vetëm disa orë para se të ndërronte jetë ORA 12:20- “Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në Kombëtare, dhe tani ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan Kristiano Ronaldo në Instagram.
ORA 12:15– Sulmuesi i Milanit dhe Portugalisë, Rafael Leao postoi një foto bardhë e zi të Diogo Jotas në “InstaStory” me mbishkrimin” “U prehsh në paqe vëlla”.
ORA 12:05- Reagimi i UEFA-s: “Në emër të komunitetit evropian të futbollit, mësuam me hidhërim të thellë për vdekjen tragjike të Diogo Jota, sulmuesit të ekipit kombëtar portugez dhe Liverpul FC, së bashku me vëllain e tij Andre Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje zemërthyes.”
Faktet
ORA 12:01- Ëndrra e Premier Ligës u rrit në mitin e Kristiano Ronaldos, ylli Diogo Jota shuhet në moshë të re
ORA 11:39- Reagimi i klubit të Liverpulit: Jemi të shkatërruar nga humbja e Diogo Jotës
ORA 11:35- Po parakalonte një makinë dhe i shpërtheu goma e Lamborghini-t, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Diogo Jota
ORA 11:11- Reagimi i Geri Nevil, një figurë historike e futbollit anglez dhe tani komentator sportiv: “Ky është një lajm zemërthyes për Diogo Jotan dhe vëllain e tij. I shpreh gjithë dashurinë dhe urimet e mia më të mira familjes së tij.”
ORA 11:05
Napoli: “Presidenti Aurelio De Laurentis, zoti Antonio Konte, drejtorët, stafi teknik, ekipi dhe i gjithë SSC Napoli shprehin ngushëllimet dhe tronditjen e tyre më të thellë për ndarjen nga jeta të papritur të Diogo Jota, duke shprehur ngushëllimet e tyre më të thella familjes së tij dhe të gjithë Liverpulit.”
Udineze: “Udineze bashkohet me zinë për ndarjen nga jeta të Diogo Jotës. Familjes së tij, Liverpul FC dhe të gjithë të dashurve të tij, ngushëllimet më të sinqerta nga klubi bardhezi”.
ORA 11:00- Vdekja e Diogo Jotës dhe vëllait të tij futbollist, presidenti i Federatës së Portugalisë: Jemi të shkatërruar, humbje e pariparueshme
ORA 10:43- Titull me Liverpulin dhe Portugalinë, si viti magjik i Diogo Jotës u shndërrua në makth për 28-vjeçarin dhe familjarët e tij
ORA 10:32- Diogo Jota humb jetën 2 javë pas martesës, vdes edhe vëllai i tij. Detaje nga tragjedia e rëndë në futboll
ORA 10:23– Tragjedi, futbolli në zi! Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpulit, 28-vjeçari Diogo Jota
PANORAMASPORT.AL
The post E mori te Liverpuli, Klop refuzon të pranojë vdekjen e Jotës: Kjo është një kohë kur unë po luftoj, duhet të ketë një qëllim më të madh… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.