“Me sa duket ai është i lënduar.” Kjo është arsyeja pas vendimit për të përjashtuar Ederson nga skuadra e Mançester Sitit për ndeshjen hapëse të Premier Ligës kundër Uolvesit.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Guardiola sqaroi vendimin e tij për ta lënë Ederson të largohet: “Ai nuk erdhi tek unë për të më thënë se dëshiron të largohet ose se ka marrë një ofertë. Unë punoj me të gjithë lojtarët këtu, por askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë…”
Largimi i mundshëm i portierit brazilian, i cili duket i etur për të provuar një përvojë të re, do të varet gjithashtu nga një sezon i kaluar jo bindës. Nëse ai do të shkonte te Gallatasarai, pasardhësi i tij do të jetë Xhanluixhi Donaruma, i cili është shkëputur plotësisht nga PSG dhe po kërkon një mundësi tjetër.

PANORAMASPORT.AL
The post E la jashtë Mançester Sitit për ndeshjen e parë të sezonit, Guardiola shpjegon mungesën e portierit Ederson appeared first on Gazeta Shqiptare Online.