“E kuptoj që trafiku i drogës për Ramën është çështje private”, Bardhi debate me Nikollën. Kryeparlamentarja i ndërpret fjalën: Prit vendimin e drejtësisë

e kuptoj qe trafiku i droges per ramen eshte ceshtje private bardhi debate me nikollen kryeparlamentarja i nderpret fjalen prit vendimin e drejtesise
e kuptoj qe trafiku i droges per ramen eshte ceshtje private bardhi debate me nikollen kryeparlamentarja i nderpret fjalen prit vendimin e drejtesise

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për procedurë në foltoren e Kuvendit, ku akuzoi sërish vëllanë e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen në trafikun e drogës, duke kërkuar nga kreu i qeverisë që të japë sqarime. Ndërsa fliste për këtë çështje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Bardhi: Zonja kryetare hiqe nga fjalori kërcënimin se do të ndërpresë fjalën sepse nuk i shkon kryetares së Kuvendit. Së dyti, nuk e di çfarë quanin veprimtari shtetërore, por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioritare. Veprimtaria e agjencive sekrete të huaja është çështje shtetërore. E kuptoj që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private. Se nëse familjar të tu janë të përfshirë në trafik droge, pa dyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e konsideron veprimtari shtetërore. Sqaro pse u dekonspirua nga policia operacioni për arrestimet në  Xibrakë. Parlamenti nuk mund të trajtoi përfshirjen e vëllait të kryeminsitrit në trafik droge, si çështje personale. Pse ju tremb kjo interpelncë. Ka të dhëna se policia e ka dekonspiruar operacionin. Te vije Edi Rama në seancë të mos fahihet pas Kryeparlamentares. Të jap llogari pse policia e shtetit dekonspiroi operacionin. Fshihet pas Elises, pas teje, pas ministrave.

Nikolla: Lironi foltoren! Do vazhdojmë me rendin e ditës! Rri prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë nëse ke shpifur apo jo. Tani na lë të vazhdojmë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →