E huazoi te Gorica, Adrion Pajaziti i dërgon dy mesazhe Fulhamit

e huazoi te gorica adrion pajaziti i dergon dy mesazhe fulhamit
e huazoi te gorica adrion pajaziti i dergon dy mesazhe fulhamit

Adrion Pajaziti ishte i angazhuar me Shpresat gjatë këtyre ditëve, por menaxhmenti i tij ka qenë duke punuar për të ardhmen e të riut, i cili ka befasuar jo pak me të ardhmen. Ylli i Kombëtares Shpresa do të vijojë karrierë te skuadra e Goricës, që militon në elitën e futbollit kroat.

Fantazisti shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Fulham për të nisur një të re, teksa u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit.

Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019. Por ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji në 2023-shin. Menjëherë pas zyrtarizimit Pajaziti i jep një super mesazh ish-klubit të tij, pasi shkëlqeu me Shqipërinë dhe i dhuroi një fitore të bukur me përmbysje falë dy golave spektakolarë të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →