
Adoleshenti i fiksuar që përndiqte dhe vrau nxënësen Holly Newton ështëidentifikuar si ish i dashuri i saj. Logan MacPhail, 17 vjeç, e goditi 15-vjeçaren 36 herë me thikë në një rrugicë të errët vetëm disa ditë pasi ajo ndërpreu lidhjen me të.
Dyshohet se shkaku i krimit të rëndë është pikërisht ndarja nga 15-vjeçarja, ndërsa ata kishin një lidhje 18 mujore. McPhail e ndoqi për 45 minuta 15-vjeçaren, para se ta sulmonte me thikë kuzhine.
MacPhail u dënua për vrasje në gusht, por nuk mund të identifikohej për shkak të moshës së tij. Një gjykatës tani ka vendosur të bëjë publike fotot dhe identitetin e autorit.
Vendimi me burgim të përjetshëm për 17-vjeçarin pritet të shpallet më vonë, këtë muaj. Krimi i rëndë ndodhi më 27 janar, ndërsa viktima dhe autori u njohën 3 vjet më parë kur të dy morën pjesë në Kadetët e Ushtrisë në Consett, Co Durham.
Ata u afruan më shumë dhe pas rreth 18 muajsh filluan të takoheshin. Miqtë thanë se çifti debatonte shpesh dhe ishin ndarë në disa raste.
Ata gjithmonë u rikthyen bashkë, por të shtunën, më 21 janar – gjashtë ditë para se Holly të vdiste – ajo i dha fund lidhjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co