Një debat i parëndësishëm me një fqinj u kthye në tragjedi. Antonio Raciti, një punëtor ndërtimi 41-vjeçar nga Mascali (Catania), vdiq në spital pasi u godit në fyt me gërshërë nga një i njohur që jeton 400 metra larg shtëpisë së tij. Ende nuk dihen arsyet e mosmarrëveshjes.
Sipas informacioneve paraprake, Antonio Raciti u godit disa herë në fyt nga një fqinji i tij 48-vjeçar, me një gërshërë, në kulmin e një debati.
Autori është një i papunë, i denoncuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
Mes autorit dhe viktimës ka pasur një debat një ditë më parë, si pasojë e disa komenteve që Antonio Raciti dyshohet se i ka bërë 48-vjeçarit për vajzën e tij.
Sipas prokurorisë, i arrestuari në gjendje inati ka kapur gërshërët që kishte me vete dhe e ka goditur disa herë në gjoks dhe qafë 41-vjeçarin, i cili thuajse ka humbur ndjenjat. Viktima, i ndihmuar fillimisht nga disa kalimtarë, është dërguar me urgjencë në spitalin lokal ku ka ndërruar jetë pak më pas.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co