
Videoja e një burri që goditet brutalisht nga një oficer policie, i cili i ka vënë dhe këmbën në kokë gjatë arrestimit në aeroportin e Mançesterit ka shkaktuar bujë në Britani. Siç shihet edhe në video, polici e ka goditur në kokë burrin teksa ky i fundit ka mbetur i palëvizur në tokë. Në të njëjtën video, i njëjti polic shihet duke goditur një person të dytë.
Pas publikimit të videos, zëvendës shefi i policisë së Mançesterit njoftoi se oficeri në video ishte “larguar nga detyrat operative”, ndërsa Sky News raportoi se polici nuk ishte pezulluar. “Videoja është vërtet tronditëse. Përdorimi i një dhune të tillë gjatë një arrestimi është i pazakontë dhe shkakton shqetësim”, shtoi zëvendës shefi i policisë.
Manchester Airport security doing Britain proud. pic.twitter.com/IYZhbHpeAe
— Imtiaz Mahmood (@ImtiazMadmood) July 24, 2024
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës kur oficerët e policisë u njoftuan për një sulm në Terminalin 2 të Aeroportit të Mançesterit. Burime policore thanë për mediat britanike se gjatë tentativës për arrestimin e burrit janë sulmuar tre oficerë, ku njëri prej tyre ka pësuar një thyerje të hundës. Katër persona janë arrestuar për ngjarjen: dy për sulm ndaj punonjësit të policisë dhe pengim të policisë dhe dy për pjesëmarrje në një përleshje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co