
Europa nuk është më “shtëpia” e Milanit. Kuqezinjtë e kanë humbur fuqinë e tyre në Ligën e Kampionëve. “Djalli” është eleminuar sot nga gara që në fazën “play off”. Të besuarit e Konseisaos e nisën vrullshëm ndeshjen, teksa që në sekondën e 38 e gjetën veten në avantazh. Ishte pikërisht një ish-i Fejnordit ai që e dërgoi topin në rrjetë, Himenezi.
Por, pavarësisht se përmbysja e humbjes 1-0 në Roterdam dukej çështje kohe, kuqezinjtë janë befasuar sërish nga Fejnordi. Teo Hernandezi la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 51-të të takimit dhe holandezët e shfrytëzuan më së miri epërsinë numerike. Karanca e dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e 73-të, duke vulosur përfundimisht shifrat në 1-1. Falë këtij rezultati Fejnordi eleminoi Milanin në “San Siro” dhe siguroi një vend mes 16 më të mirëve të Ligës së Kampionëve. Të premten holandezët do të mësojnë nëse kundërshtari i radhës do të jetë Interi apo Arsenali./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news