Pas një pritjeje të gjatë prej gati një ore, ka përfunduar zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës. Dardanët lanë fushën e lojës në minutat e fundit të takimit për shkak të thirrjeve rraciste nga ana e tifozerisë rumune. Pas pritjes së gjatë, lojtarët e Rumanisë hynë sërish në fushë dhe sipas rregullores së UEFA-s, pritën për 10 minuta të tjera futbollistët e Kosovës.
Megjithatë, këtë të fundit ishin të vendosur në qendrimin e tyre. Dardanët refuzuan të shkelnin përsëri në tapetin e gjelbër, duke pranuar në këtë mënyrë edhe humbjen 3-0 në tryezë. Në këto kushte, arbitri i dha fund duelin me vetëm Rumaninë në fushën e lojës. Ndërkohë, Kosova ka dhënë një mesazh të pastër për të gjithë: “Fyerjet rraciste nuk do të tolerohen më në të ardhmen”./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news