E FUNDIT/ Interi hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit, “gjarpri” kafshon edhe Atalantën

e fundit interi hedh nje hap te rendesishem drejt titullit gjarpri kafshon edhe atalanten
e fundit interi hedh nje hap te rendesishem drejt titullit gjarpri kafshon edhe atalanten

Interi ka marrë sot një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit. “Gjarpri” ka kafshuar edhe Atalantën, teksa e ka mposhtur me shifrat 0-2 në transfertë. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura për të dyja ekipet.

Goli i parë u shënua nga Karlos Augustoja në minutën e 54-t, duke i dhënë Interit qetësinë e nevojshme në këtë sfidë delikate. Atalanta mori kontrollin e lojës, por pa mundur ta dërgonte topin në rrjetë. Duke përfituar nga dalja me karton të kuq e Edersonit, Interi arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 87, kur Lautaro Martinezi vulosi shifrat përfundimtare me 0-2.

Zikaltrit kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Tashmë Interi kryeson me 64 pikë të grumbulluara, ndërsa pas e ndjek Napoli me 61 dhe më pas Atalanta me 58 pikë./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →