Sot në orën 20:45 Shqipëria dhe Çekia do të hyjnë në fushën e “Air Albania”-s për të luajtur ndeshjen e parafundit në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Çekët fituan lehtësisht ndeshjen e parë në Pragë dhe tashmë është momenti i revanshit për kuqezinjtë. Silvinjo ka publikuar 11-shen me të cilën do të kërkojë tre pikët mbrëmjen e sotme.
Trajneri i Kombëtares shqiptare i ka qendruar besnik zgjedhjeve të bëra në përballjen e fundit, atë kundër Gjeorgjisë. Tuci ka fituar balotazhin me Uzunin për pozicionin në majën e sulmit, ndërsa Balliu ka ulur sërish në stol Hysajn./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news