Një sasi lënde narkotike kokainë është sekuestruar në portin e Pireas në Greqi, e cila e kishte origjinën nga Ekuadori.
Mediat greke bëjnë me dije se Oficerët e Drejtorisë së Narkotikëve dhe Kontrabandës, Ekipi Rajonal i Narkotikëve dhe Zyrës së Sigurisë pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut, kanë lokalizuar dhe sekuestruar në orët e para të ditës së sotme një sasi kokaine, vlera e së cilës kalon një milion euro.
Gjatë këtij aksioni autoritetet greke, në bashkëpunim më me Zyrën HSI (US Homeland Security Investigations) të ambasadës amerikane në Athinë, kanë gjetur dhe sekuestruar 30 pako me kokainë, me një peshë totale bruto prej rreth 34 kilogramë.
Pakot me kokainë raportohet se u gjetën brenda një enë frigoriferike me një ngarkesë me banane që ishte ngarkuar në një port ekuadorian.
Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua pranë Autoritetit Qendror Portual të Pireut, i cili sipas mediave greke, po vazhdon hetimet.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co