
Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka zhvilluar bisedime me mbrojtësin e Arsenalit, Ben Uajt, përpara se të shpallë skuadrën e tij të parë muajin e ardhshëm.
Gjermani, i cili e nisi zyrtarisht detyrën e tij më 1 janar, tha në shortin e Kupës së Botës në dhjetor se ai do të fliste me Uajtin. Mbrojtësi u largua nga kampi i Anglisë në Kupën e Botës 2022 në Katar pas fazës së grupeve, për t’u kthyer në shtëpi për arsye personale, të cilët më vonë u përfolën si një përplasje me asistentin e Garet Sauthgejtit, Stiv Holand .Prej atëherë, ai kërkoi që të mos grumbullohej më nga “Tre Luanët”. 27-vjeçari ka luajtur katër herë për Anglinë, me paraqitjen e tij të fundit në mars 2022.
Tuhel është fotografuar në ndeshje të shumta duke parë lojtarët përpara kualifikueseve të Kupës së Botës kundër Shqipërisë dhe Letonisë në “Uembli” në mars. “BBC Sport” raportonte se Tuhel kishte folur me Uajtin, por nuk ka asnjë siguri që ai është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së trajnerit.
Mbrojtësi bëri paraqitjen e tij të parë për Arsenalin që nga nëntori në humbjen me Uest Hemin në fundjavë, pas operacionit në gju. Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, tha se i takon trajnerit të Anglisë që të vendosë nëse ai do ta rikthejë Uajtin në kombëtare.
PANORAMASPORT.AL