“E dinim që ishim më të fortë dhe jemi të zemëruar”, Konseisao i zhgënjyer pas eleminimit: Episodi me Teon ndryshoi ndeshjen

e dinim qe ishim me te forte dhe jemi te zemeruar konseisao i zhgenjyer pas eleminimit episodi me teon ndryshoi ndeshjen
e dinim qe ishim me te forte dhe jemi te zemeruar konseisao i zhgenjyer pas eleminimit episodi me teon ndryshoi ndeshjen

Milani u eleminua mbrëmjen e sotme nga Liga e Kampionëve. Pas humbjes 1-0 në Hollandë, kuqezinjtë barazuan sot në “San Siro” me rezultatin 1-1 kundër Fejnordit. Serxho Konseisao ka thënë pas ndeshjes për “Sky Sports” se ndihet tejet i zhgënjyer nga ky eleminim. Trajneri portugez ka thënë se duhet të kishin shënuar golin e dytë në rastet e shumta që kishin për të shënuar.

“E dinim që ne ishim më të fortë. Zhgënjimi është shumë i madh. Ne e nuk arritëm ta shënonim golin e dytë në disa raste dhe jemi të zemëruar. Shumë të zhgënjyer për mënyrën se si shkoi ndeshja. Jemi shumë për t’u fajësuar. Sot nuk mund të mendojmë dhe duhet të përqendrohemi në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Sot episodi me Teon ndryshoi ndeshjen”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →