Real Madridi është gati të hapë zyrtarisht bisedimet me Liverpulin për mbrojtësin Trent Aleksandër-Arnold.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabricio Romano, “Los Blancos” kanë kontaktuar me të kuqtë për mundësinë e nënshkrimit të anglezit në janar me një ofertë prej 15 milionë euro.

Madrilenët janë gati të paguajnë deri në 25 milionë euro, por nëse marrëveshja nuk arrihet atëherë do të presin deri në verë për ta marrë falas kur kontrata e tij të përfundojë në qershor.
PANORAMASPORT.AL