E bujshme/ Presidenti i Botafogos merr në video telefonatë Silvinjon, shihet si mundësi reale

e bujshme presidenti i botafogos merr ne video telefonate silvinjon shihet si mundesi reale
e bujshme presidenti i botafogos merr ne video telefonate silvinjon shihet si mundesi reale

Silvinjo i ka rritur së tepërmi kreditet vetes pas atij kualifikimi në Europian me Shqipërinë. Emri i këtij trajneri ka dalë shpesh në media për të drejtuar ekipe kryesisht jashtë Europe, ndërsa në kohët e fundit u përfol për Inter Miami.

Këtë herë mediat në Brazil tregojnë se Silvinjo shihet si mundësi reale për Botafogon. Madje po sipas tyre, ka pasur një video telefonatë mes presidentit të Botafogos, John Textor dhe Silvinjos. Nuk dihet ende se çfarë është folur në këtë bisedë dhe nëse ka pasur një dakortësi në parim, por thuhet se Botafogo ka një listë të gjatë trajnerësh të mundshëm, atje ku përfshihet edhe Silvinjo. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →