Vedat Muriqi po pĂ«rgatitet tâi japĂ« lamtumirĂ« aventurĂ«s sĂ« tij nĂ« La Liga me MajorkĂ«n dhe tĂ« rikthehet tĂ« luajĂ« sĂ«rish nĂ« Turqi pas katĂ«r vitesh.
Këtë verë ka pasur një zhvillim të nxehtë për Muriqin, emri i të cilit përmendej herë pas here me ekipet e Superligës së Turqisë dhe tani një transferim duket se do të ndodh përfundimisht.
Sipas mediumit turk Aksam, Muriqi ka vendosur të kthehet në Turqi me fanellën e Beshiktashit, duke arritur një marrëveshje për kontratë dyvjeçare.
Gjithashtu thuhet se nëse Beshiktashi nuk ka mundësi të blejë sulmuesin 30-vjeçar prizrenas, ata mund ta marrin atë në huazim. Ngelet të zbulohet me mjaft interes se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me të ardhmen e Muriqit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co