E BUJSHME/ Klubi i Premier Ligës bën gati 120 milionë euro për transferimin e Lautaro Martinez

e bujshme klubi i premier liges ben gati 120 milione euro per transferimin e lautaro martinez scaled
e bujshme klubi i premier liges ben gati 120 milione euro per transferimin e lautaro martinez

Një lajm i bujshëm është shpërndarë sot në mediat spanjolle. Klubi i Arsenalit ka vënë në shënjestër Lautaro Martinezin dhe ka bërë gati një ofertë që do të bëhet në verë për sulmuesin argjentinas të Interit.



Sipas “Fichajes.net”, Arsenali është gati të shpenzojë deri në 120 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit i cili është lideri absolut i zikaltërve. Ky padyshim do të ishte investim shumë i rëndësishëm, pasi do të shënonte rekordin e blerjeve për “topçinjtë”, por edhe të shitjeve për zikaltrit.

Bëhet e ditur se Arteta e sheh si sulmuesin si emrin e duhur për lojën e skuadrës së tij, ndaj po shtyn klubin drejt ofertës që vështirë se do refuzohet nga Interi, ndonëse një lojtar i tillë është e vështirë të zëvendësohet.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →