“E bëri vetë!”/ I hapi profil në TikTok me foto intime, zbulohet dëshmia e Altin Çokut: Pamjet nuk i shpërndava unë

e beri vete i hapi profil ne tiktok me foto intime zbulohet deshmia e altin cokut pamjet nuk i shperndava une
e beri vete i hapi profil ne tiktok me foto intime zbulohet deshmia e altin cokut pamjet nuk i shperndava une

39-vjeçari Altin Çoku, ka deklaruar në polici se foton e cila dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren në Kamëz, nuk është shpërndarë nga vetë ai, por një shok.

Çoku ka thënë se pamjet e tij në momente intime me të renë e ka bërë vetë vajza dhe më pas ia ka dërguar atij.

Kujtojmë se 27-vjeçarja në Kamëz, u hodh nga kati i katërt i një ndërtese, duke gjetur vdekjen.

Gjithçka nisi pasi Altin Çoku i publikoi të resë një foto intime në rrjetet sociale.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →