Kevin Gjoka 16 vjeç, prej 8 vitesh është pjesë e klubit më të madh italian të futbollit. Me mbi 200 gola të shënuar e ardhmja e shkodranit Kevin duket e garantuar.
Familja e tij në fillim vitet ’90 emigroi drejt Italisë në një udhëtim të vështirë klandenstin me gomone. Babai dhe nëna thotë Kevin i cili ka lindur në shtetin italian, sakrifikuan shumë duke punuar punët më të rënda derisa arritën të bëjnë dokumentat dhe të krijojnë një jetë normale.
Sot Kevin ka një dëshirë të madhe! Të bëhet mbështetje për prindërit që u munduan aq shumë për të dhe motrën e tij. Ëndrra e Kevin është që një ditë të luaj me kombëtaren shqiptare të futbollit dhe pret një ftesë nga ekipet e moshave të Shqipërisë.
Tregon se si ka takuar yjet e Juventus të mëparshëm por edhe të sotshëm dhe se futbolli për të është gjithçka. Nuk harron ata që e ndihmuan ndërsa ka një mesazh për bashkmoshatarët!
Kishte tetë vite pa ardhur në Shqipëri, që kur ishte një fëmijë i vogël. Por mallin për vendin e origjinës e ka gjithmonë në zemër!
Një histori që vlen!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co