
E ardhmja e Kylian Mbappe pritet të jetë një nga çështjet më të diskutueshme të merkatos së verës, atëherë kur sulmuesit i skadon kontrata që aktualisht e lidh atë me Paris Saint-Germain.
Në Angli janë të sigurt se cili është fati i sulmuesit. Sipas gazetës së njohur britanike online The Athletic, në fakt, Mbappé i ka komunikuar tashmë PSG-së se do të largohet nga klubi në fund të edicionit.
Sigurisht, palët duhet të të bien dakord për kushtet e divorcit, por pritet një komunikim zyrtar në javët e ardhshme për të sqaruar gjithçka. Sipas gazetës, oferta e Real Madrid dihej nga Mbappe që nga janari dhe më në fund duket se ka dritë në fund të tunelit.
Mbappe ka luajtur 30 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 31 gola. Bëhet fjalë për futbollistin më të paguar që luan në Evropë, kështu nëse do të pranonte propozimin e Real Madridit, ai do të forconte më tej pozicionin e tij.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co