Dyshohet se vrau 21-vjeçaren në Ferizaj, burri paraqitet para gjykatës (VIDEO)

dyshohet se vrau 21 vjecaren ne ferizaj burri paraqitet para gjykates video
dyshohet se vrau 21 vjecaren ne ferizaj burri paraqitet para gjykates video

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjes së vëllait të saj dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Valon Aliu, është dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Për pak minuta pritet të fillojë seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Prokuroria tashmë ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë.

Kallxo.com ka publikuar pamje nga momenti kur ai dërgohet në Gjykatë, me pranga në duar.

21-vjeçarja me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A.

Detaje rreth rastit ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas Aliut, viktima dhe vrasësi i dyshuar po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa vrasësi i dyshuar ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →