Dyshohet se u përplas për shkak të motit të keq, zbulohen mbetjet e helikopterit rus, nuk ka të mbijetuar

dyshohet se u perplas per shkak te motit te keq zbulohen mbetjet e helikopterit rus nuk ka te mbijetuar
dyshohet se u perplas per shkak te motit te keq zbulohen mbetjet e helikopterit rus nuk ka te mbijetuar

Mbetjet e një helikopteri rus me 22 persona që u zhduk në Lindjen e Largët të vendit të shtunën u zbuluan të dielën, njoftoi Ministria e Emergjencave të Rusisë. Asnjë nga ata që ishin në bord nuk mbijetoi, thanë shërbimet e urgjencës për median shtetërore ruse TASS të dielën.

Helikopteri Mi-8T kishte 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit në bord kur u zhduk pranë një vullkani në gadishullin Kamchatka, tha guvernatori i Kamchatka Krai Vladimir Solodov në një deklaratë të shtunën. Ai ishte nisur nga një vend pranë vullkanit Vachkazhets të rajonit dhe po udhëtonte për në fshatin Nikolaevka.

17 trupat e personave në bord u gjetën të dielën në mbrëmje me orën lokale, tha ministria.

TASS raportoi të dielën se helikopteri u rrëzua në një kodër ndërsa fluturonte në kushte të këqija. Dukshmëri e ulët, shi dhe mjegull janë vërejtur në rajonin e Kamçatkës ku po fluturonte helikopteri, tha TASS.

“Sipas të dhënave paraprake, shkak ka qenë gabimi i ekuipazhit. Në kushtet e dukshmërisë së dobët, helikopteri u rrëzua në një kodër”, tha një burim nga Ministria e Emergjencave për TASS.

Ekuipazhi nuk raportoi ndonjë keqfunksionim në avion, thanë shërbimet operative.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →