Lista e Kosovës për ndeshjet e shtatorit është bërë publike. Ka dy risi dhe një mungesë të papritur nga Franko Foda.
Për herë të parë Leon Avdullahu dhe Veldin Hodza do të veshin fanellën e Kosovës. Ky i fundit ka luajtur më parë me moshat e Kroacisë. Mungesa që nuk pritej është e Milot Rashicës.
Sfida e parë do të jetë të premten, më 5 shtator përballë Zvicrës. Takimi tjetër do të jetë më 8 shtator kundër Suedisë. Të dyja përballjet janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.


PANORAMASPORT
The post Dy risi dhe një mungesë e papritur në listë, Kosova i “rrëmben” mesfushorin Kroacisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.