Dy persona marrin peng një 17-vjeçar, e nxjerrin “Live” në TikTok dhe e ngacmojnë s*ksualisht! Policia i arreston

dy persona marrin peng nje 17 vjecar e nxjerrin live ne tiktok dhe e ngacmojne sksualisht policia i arreston

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku dy 19-vjeçarë kanë marrë peng një 17-vjeçar dhe më pas e kanë nxjerrë live në TikTok duke e detyruar të thotë fjalë fyese.

policia3

Policia sqaron se fillimisht dy të rinjtë e kanë rrëmbyer me forcë në makinë 17-vkeçarin dhe e kanë çuar drejt fshatit Kolsh-Malsi.

“Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy 19-vjeçarët e arrestuar akuzohen për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Gj., 19 vjeç, dhe A. Ll., 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →