Klevi Qefalija luajti titullar në ndeshjen derbi ndaj ish-skuadrës së tij, Tiranës.
Ishte një 90-minutësh prej protagonisti për të, fillimisht për keq, por më pas mesfushori e shleu dyfish gabimin te penalltia e shkaktuar, duke shënuar dy golat që barazuan përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, edhe pse ishte autor i një dopietë, ai ishte i mërzitur për humbjen e skuadrës.
“Sigurisht që golat të japin kënaqësi dhe për më tepër në derbi, por kur e humb ndeshjen nuk e përjeton atë kënaqësi. Më vjen shumë keq për këtë humbje, sepse realisht nuk e meritonim me atë lojë që zhvilluam në këtë 90-minutësh. Krijuam shumë volum loje dhe raste për shënim, që nuk mundëm t’i shfrytëzonim. Rasti i penalltisë? Hezitova të bëja faull që në fillim, sepse mendova se isha lojtar i fundit dhe do të ndëshkohesha me karton të kuq. Mendoj se ishte një humbje e pamerituar, Dinamo meritonte të paktën barazimin me atë që u pa në fushë. Ndeshja nisi keq, më pas rikuperuam në pjesën e dytë dhe barazuam, por u ndëshkuam sërish. Ndoshta edhe fati nuk ishte me ne në këtë derbi”, tha pas ndeshjes për “Panorama Sport” mesfushori Klevi Qefalija.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co