Tirana luan gjithë sezonin në dy ndeshjet e radhës. Mesjava rezervon përballjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, Tirana do të presë Kukësin, në një ndeshje ku bardheblutë duhet patjetër të fitojnë minimalisht me një diferencë me dy gola.
Tirana do tentojë që të zhvlerësojë humbjen 2-0 të pësuar në “Kukës Arena” dy javë më parë. Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë.
Bardheblutë vijnë pas dy fitoresh radhazi në Superiore e synojnë triumfin e tretë. Ndërsa në fundjavë i pret derbi me Partizanin, ku edhe në kampionat kërkohet patjetër fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”. Dy ndeshje rresht që vendosin fatet e bardhebluve këtë sezon.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co