Dy të rinj 16 vjeçarë kanë rrëmbyer kurorën e Miss dhe Mister Durrësi, në spektaklin e Bukurisë durrsake ku konkurruan 50 të rinj nga shkollat e mesme të qytetit të lashtë. 16 vjeçarja Xhulia Koçi dhe bashkëmoshatari Fernando Liçaj u shpallën fitues nga Juria profesioniste në një nga veprimtaritë rinore më të ndjekura te qytetit bregdetar. Shumë emocione kanë përjetuar të rinjtë fitues të konkursit të bukurisë të cilët ëndërrojnë që krahas modelingut të ndjekin degët e mjekësisë.
Nën kujdesin e kryebashkiakes Emiriana Sako, 50 konkurrentët finalizuan organizimin e kësaj gare bukurie në këtë 22 vjetor duke shpalosur jo vetëm hiret e bukurisë por edhe zgjuarsinë e të rinjve.
[embedded content]
Eventi u organizua nën kujdesin e producentes së mirënjohur, znj Myzejen Konduri dhe stafit të saj profesional.
50 konkurrentët për 4 javë e larguan pasigurinë dhe rrezatuan dritën e gëzimit për të realizuar një ëndërr, dritën e së cilës fituesit e këtij spektakli, do ta ndjekin në rrugëtimin e suksesit në eventin Kombëtar të “ MISS & MISTER TURIZMI”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co