Kancelari Scholz ka besim tek raportet transatlantike dhe mendon se Kamala Harris mund të ketë shanse të mira si kandidate për presidente në SHBA. Në konferencën e shtypit kancelari foli shumë pak për Donald Trump.
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e shtypit në Berlin ka të bëjë me temën e zgjedhjeve në SHBA.
Por sigurisht, pyetja nuk është ashtu sikurse mund ta kishte dëshiruar kancelari, thuhet në një shkrim të DW.
Pyetja ishte formuluar në këtë formë: Mos vallë në sfondin e rezultateve të sondazheve mjaft të dobëta për qeverinë e tij, ngjashëm si edhe presidenti i SHBA-së-së, Joe Biden, ai do të dëshironte të hiqte dorë nga një rikandidim në vjeshtën 2025?
Scholz duke ngurruar përgjigjen e menjëhershme me një buzëqeshje të sforcuar tha, shkurt: “Faleminderit për këtë pyetje të këndshme dhe miqësore. Jo, partia socialdemokrate është një parti shumë unike. Unë do të kandidoj sërish për t’u zgjedhur kancelar”.
Por lidhur me atë se si i konsideron kancelari këto ditë të ngarkuara me zhvillime në SHBA u drejtuan një sërë pyetjesh të tjera nga gazetarët.
E që në përgjigjen pasuese Scholz shkel një ligj të pashkruar në Gjermani: Atë që asnjë kryeministër gjerman asnjëherë nuk është shprehur hapur për zgjedhjet që priten në një vend mik.
Ndërsa Scholz fare prerë e qartazi tha: “Unë e konsideroj si shumë të mundshme, që Kamala Harris të fitojë. Por këtë e vendosin zgjedhëset dhe zgjedhësit amerikanë”.
Scholz dhe Biden: Një lidhje e ngushtë
Është një sekret i hapur, se jo vetëm në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera evropiane asgjëje tjetër nuk i tremben më shumë në zgjedhjet e 5 nëntorit se sa një fitoreje të ish-presidentit Donald Trump.
Por ndoshta edhe nuk ndodh kështu, tani që me shumë gjasë nënpresidentja demokrate Kamala Harris do të hyjë në garë kundër Trump.
Sidoqoftë nuk do të jetë më presidenti Joe Biden, me të cilin Scholz ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë.
Scholz e njeh Harris nga shumë takime
E tani pra Kamala Harris.
Scholz thotë, se ai e njeh mirë atë nga shumë takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga takimi në konferencën e sigurisë në pranverë në Mynih dhe së fundi në samitin e NATO-s në SHBA.
Scholz tha më tej, se: “Ajo është një politikane kompetente dhe me përvojë, e cila e di mirë se çfarë bën. Ajo ka përfytyrime shumë të qarta për të ardhmen e vendit të saj”.
Asnjë fjalë për Trump
E si qëndron puna me Donald Trump? A ka komunikuar Scholz me të pas atentatit më 11 korrik, kur Trump u plagos në vesh?
Scholz përgjigjet duke u zgjatur, se si kancelar detyra e tij është të komunikojë me secilën qeveri të zgjedhur në SHBA dhe të ruajë kontakte të ngushta me të. Të njëjtën gjë do të bëj edhe në të ardhme
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co