Durrës, 33-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë

durres 33 vjecari kapet ne flagrance duke vjedhur nje banese
durres 33 vjecari kapet ne flagrance duke vjedhur nje banese

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, i identifikuar si A.Sh., gjatë një tentative për vjedhje në banesën e një shtetasi në lagjen nr. 7 të qytetit. Ky arrestim vjen si pjesë e operacionit të koduar “Flagranca,” i cili ka për qëllim parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve në zonë.

Autori i dyshuar ka tentuar të grabisë banesën e shtetasit F.A., por ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi vjedhjen dhe ndaloi përshkallëzimin e incidentit, pasi A.Sh. kishte sulmuar fizikisht pronarin e shtëpisë.

Gjithashtu, hetimet paraprake tregojnë se i njëjti person është i dyshuar për një vjedhje të mëparshme në banesën e një shtetaseje turke në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku janë vjedhur dy aparate celular dhe një sasi parash.

Materialet për këtë rast janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme ligjore. 33-vjeçari do të përballet me akuzat për “Vjedhje” dhe “Vjedhje me dhunë” mbetur në tentativë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →