
Trajneri i njohur, Shpëtim Duro u shpreh para ndeshjes së Euro 2024, në News 24, në emisionin “Euro 24”, se alternativat për Shqipërinë janë të shumta. Gjithashtu, ai theksoi se skuadra e parë e Spanjës nuk është në të njëjtin nivel me atë të dytën.
“Ne kemi një favor pasi lojtarët e Spanjës nuk e kanë atë rrezikshmërinë që kanë titullarët. Ata kanë shumë diferencë me ne, por nuk kanë rrezikshmërinë e Yamal, Rodri dhe Ëilliams.
Parashikimi? Dëshira dhe zemra do që të fitojë Shqipëria, por realiteti është i vështirë. Shpresoj që sonte të mos bëjmë ndërrimet me vonesë.
Nuk duhet të luajë Arbër Hoxha 5 minuta, duhet të luajë më shumë. Sot duhet të ketë minutazh. Kemi shumë alternativa” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co