
Partia Demokratike ka organizuar sot tryezën e dialogut “Harku opozitar euro-atlantik”.
Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha pohoi se ka ngelur vetëm një vit nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se vendi është me një sistem të cunguar.
“Jemi 2 vit para zgjedhjeve. Nuk ka demokraci pa proces.
Listat e hapura nuk i kërkojmë për interesin tonë. Listat e hapura janë kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër, mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në Parlament ata që qytetarët mendojnë se duhet t’i drejtojnë.
Lista e hapur nuk është interes partiak, por shërbim ndaj shqiptarëve.
Duhet votimi dhe numërimi elektronik.
Kundërshtohet pa asnjë argument. Jepet si arsye vetëm kostoja financiare”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co