
Etrit Berisha vazhdon që të mungojë te Shqipëria dhe të mos jetë pjesë e Kombëtares tonë. Trajneri Silvinjo nuk e ka parë të arsyeshme që të grumbullojë këtë portier sa për ndeshjet e nëntorit, duke cekur pjesën që Berisha është pa ekip.
Por jo të gjithë janë në këtë linjë mendimi. Mes tyre futet edhe ish-futbollisti i njohur në Kosovë, Malsor Gjonbalaj. I ftuar në “Pasdita Sportive” që transmetohet në “Radio Dukagjini”, Gjonbalaj u shpreh:
“Në ekipin kombëtar duhet të ftohet Etrit Berisha. Ai duhet të ishte në skuadër pothuajse gjithmonë. Portierët që ka Shqipëria nuk janë afër nivelit të Berishës”, tha Gjonbalaj. Në kohët e fundit ka pasur shumë kritika sa i përket performancave të Thomas Strakoshës, i cili do të jetë në lupën e vëzhgimit nga tifozët edhe për këto dy ndeshje të fundit. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news