Dueli me Rafinjan ndaj Barçën rezulton fatal për Kumbullën, mbrojtësi humb ndeshjet vendimtare të Kombëtares

dueli me rafinjan ndaj barcen rezulton fatal per kumbullen mbrojtesi humb ndeshjet vendimtare te kombetares

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballojë ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve pa Marash Kumbullën në radhët e saj. Klubi i Espanjolit ka konfirmuar se lojtari ka një dëmtim të muskulit të brendshëm në kofshën e majtë dhe situata e tij mbetet për t’u vlerësuar vetëm në ditët në vijim.



kumbulla

Lojtari ndjeu dhimbje pas një dueli me Rafinjan gjatë ndeshjes derbi mes Espanjolit dhe Barcelonës, teksa u detyrua më pas të linte fushën e lojës për shkak të këtij problemi pa u mbyllur pjesa e parë.

dueli me rafinjan ndaj barcen rezulton fatal per kumbullen mbrojtesi humb ndeshjet vendimtare te kombetares

Sot, klubi i Espanjol konfirmoi se situata e tij do të ishte nën monitorim ditë pas dite, por duke bërë të qartë se Kumbulla nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit derisa të mos ndjente më shqetësime,.

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer jo vetëm mungesën e tij ndaj Valencias këtë javë, por edhe gjatë pauzës së kombëtareve, duke caktuar kthimin e tij në dispozicion të trajnerit të Espanjol vetëm pas rreth tre javësh.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →