Dueli Bajern-Sëlltik në Champions, Gnabri: E vështirë, kundërshtar i panjohur

dueli bajern selltik ne champions gnabri e veshtire kundershtar i panjohur
dueli bajern selltik ne champions gnabri e veshtire kundershtar i panjohur

Sulmuesi i Bajern Mynih, Serzh Gnabri ka analizuar rivalin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, duke u ndalur edhe te atmosfera në stadiumin e “Keltëve”:



“Do të jenë dy ndeshje të vështira, por ne i presim me padurim. Për mua është një kundërshtar i ri. Si lojtar ju jeni gjithmonë në pritje të një eksperience të re. Joshua më tha se ishte një nga atmosfera më të mira që kishte përjetuar ndonjëherë kur luajtën në Gllasgou. Kjo është arsyeja pse mezi po e pres me padurim. Skuadra e Sëlltikut është e mirë. Shpresonim të ishim në tetë më të mirët. Tani jemi në ‘play-off’, duhet ta pranojmë këtë dhe mezi presim ndeshjet”, e mbylli Gnabri.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →