Dua Lipa kombinon fustanin e shkurtër të zi me një pallto oversize, për një pamje seksi

dua lipa kombinon fustanin e shkurter te zi me nje pallto oversize per nje pamje seksi

Stili i Dua Lipës lëviz mes dy poleve, në njërin ajo zgjedh veshje të stilit klasik, duke i dhënë gjithmonë pamjen e saj personale, ndërsa tjetri është më e guximshme dhe seksi. Kështu, pamja e fundit me të cilën ajo ra në sy përputhet me këtë bosht më sensual të garderobës së saj.

Në fillim të kësaj jave, këngëtarja e njohur u fotografua me një fustan mini të zi dhe një pallto oversize dhe ndërsa pjesët njëngjyrëshe krijuan një veshje të sofistikuar, që e bëri të bjerë në sy.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lipa e mbajti hapur pallton e saj të gjatë për të zbuluar fustanin e saj brenda si dhe një palë sandale të zeza të cilat i veshi me geta të zeza. Aksesorët e saj përfshinin vathë rrathë dhe një çantë baguette Gucci argjendi. Flokët e saj në ngjyrë të purpurt ishin të stiluara me kacurela, ndërsa për grimin zgjodhi eyeliner të zi dhe buzë lejla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →