Janë sekuestruar pesë kilogramë kokainë dhe njëqind kilogram marihuanë dhe hashash në një aksion të policisë italiane. Gjithashtu janë gjetur edhe dy pistoleta.
Kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria më pas transportohej me rrugë tokësore në provincat e Firences dhe Pratos. Kokaina më pas shitej në rrugë, me një çmim me shumicë që luhatej nga 45 deri në 50 euro për gram. Mëngjesin e sotëm policia financiare, me bashkërendimin e Drejtorisë Antimafia të Qarkut (DDA), ka ekzekutuar 5 masa parandaluese ndaj një shoqate kriminale të dedikuar për trafik droge të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare dhe rumune dhe me banim në provincat e Firences dhe Prato. Subjektet, të moshës nga 40 deri në 50, nuk kishin precedentë penalë, megjithëse njiheshin tashmë për precedentë të veçantë. 5 urdhrat e ekzekutuara janw dy në burg në Prato dhe tre në arrest shtëpie.
Hetuesit zbuluan se importi i drogës furnizonte një pjesë të madhe të rajonit nga Prato. Droga ishte e fshehur në shtëpi, por edhe garazhe me qira dhe makina të braktisura. Shoqata kriminale ishte e strukturuar në atë mënyrë që të kujdesej për çdo fazë të vetme, nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe prerja e drogës e deri te tregtimi duke filluar nga përqindjet e pastërtisë mbi 90 %.
Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 2 persona dhe u sekuestruan mbi 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, 676 mijë euro cash, dy pistoleta dhe mbi 500 gëzhoja të kalibrit 9×21.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co