Juan Orlando Hernández, ish-presidenti i Hondurasit, i cili u arrestua për akuza të lidhura me trafikun e drogës në një gjykatë amerikane, është dënuar me 45 vjet burg.
Hernández u shpall fajtor në mars për komplot për të importuar kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë mitralozë.
Prokurorët në Nju Jork thanë se ai drejtonte vendin e Amerikës Qendrore si një “narko-shtet” dhe pranoi miliona dollarë ryshfet nga trafikantët e drogës për t’i mbrojtur ata nga ligji.
“Ai shtroi një autostradë kokaine për në Shtetet e Bashkuara, të mbrojtur nga automatikët,” thanë prokurorët në fjalën e tyre përfundimtare përpara dënimit të tij.
Si pjesë e dënimit të tij, ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 8 milion dollarësh.
“Unë jam i pafajshëm,” tha Hernández në seancën e tij të dënimit, sipas Associated Press. “Unë u akuzova gabimisht dhe pa të drejtë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co