Drejtonte makinën pa patentë/ Babai humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë vogëlushja 8-vjeçare. Përfundojnë në spital motra dhe nëna e viktimës

drejtonte makinen pa patente babai humb kontrollin e mjetit nderron jete vogelushja 8 vjecare perfundojne ne spital motra dhe nena e viktimes
drejtonte makinen pa patente babai humb kontrollin e mjetit nderron jete vogelushja 8 vjecare perfundojne ne spital motra dhe nena e viktimes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në via Domitiana në zonën Giugliano në Campania.

Automjeti me katër persona në bord, prindërit dhe dy vajzat, është përmbysur.

Vajza e vogël e çiftit, vetëm tetë vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes, ndërkohë që vajza tjetër, edhe ajo e mitur (16-vjeç) është në spital ku po merr ndihmën mjekësore për shkak të frakturave të marra.

Shkak për ndarjen nga jeta të vogëlushes, duket se mund të jetë edhe fakti që ajo nuk ishte lidhur me rrip sigurimi apo të ishte vendosur në ulëse të posaçme për moshën e saj, por qëndronte në krahët e nënës.

Në spital ndodhet edhe nëna e vajzave, ndërsa babai ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje.

Mësohet se babai, i cili dhe drejtonte mjetin, nuk kishte patentë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →