
Vetëm pak orë nga sfida e parë për Grupin B, në këtë Euro 2024 ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, Luciano Spalletti, duket se e ka pothuajse të qartë formacionin me të cilin do të zbresë në Dortmund, përballë kombëtares tonë.
Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, pas stërvitjes së rifiniturës, mëngjesin e sotëm, Barella ka rikuperurar plotësisht nga dëmtimi, ndaj do të luajë nga minuta e parë, ndërkohë dyshimi i vetëm mbetet, për partnerin e Bastonit, në qendër të mbrojtjes. Favorit për momentin është mbrojtësi i Bolognës, Calafiori. Spalletti pritet t’i rreshtojë të tijët me një 4-2-3-1, ku Scamacca do të mbështetet nga dyshja Chiessa dhe Pellegrini.
Ndërkohë në prag të sfidës, për Sportweek, foli edhe sulmuesi italo-argjentinas Mateo Retegui.
“Jemi kampionët në fuqi dhe 4 herë kampionët e botës. Çdo skuadër do të kishte frikë të përballej me ne”, theksoi ndër të tjera sulmuesi i Genoas.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co