Xhevahire Laçi jeton në këtë barakë në periferi të Pukës me 4 fëmijët e saj, burrin invalid dhe vjehrrën e sëmurë. Djali i madh por ende i mitur, vuan nga epilepsia dhe dergjet ne krevat tere kohen, burri saj është invalid dhe nuk flet, vjehrra gjithashtu është e sëmurë, dhe e vetme 30 vjeçarja ka vite që përveçse përballet me vuajtjet e familjarëve të pamundur duhet të rrisë dhe të edukojë 3 fëmijët e tjerë. Familja jeton me pensionin qe marrin babë e bir nga invaliditeti. Banesa ku ngrysin e gdhijnë ditët rrezikon shembjen, dhe kur bie shi plasmasi bëhet çatia e tyre.
Xhevahirja ka nevojë për ndihmë. Nuk punon nga frika se në këtë mënyrë shteti i heq pensionet e invaliditetit, por edhe sepse shtëpia dhe familjarët kanë nevojë të vazhdueshme për praninë e saj.
Ndërsa shteti hesht përballë kësaj drame, një person nga Mamurrasi pasi mësoi për rastin udhëtoi nga Mamurrasi në Puke, duke iu çuar disa ndihma ne ushqime dhe një shumë te hollash. Vetë Astrit Zani jeton ne kushte të vështira pasi banesa e tij u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, por kjo nuk e pengoi të ndihmojë familjen Laçi duke dhënë mesazhin se vetëm me solidaritet ndaj njëri-tjetrit mund të përballojmë vështirësitë e jetës.
(BalkanWeb/News24)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co