“Double”/ Po ujiste 520 bimë narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë

double po ujiste 520 bime narkotike arrestohet 37 vjecari ne mirdite
double po ujiste 520 bime narkotike arrestohet 37 vjecari ne mirdite

Policia në Mirditë ka finalizuar operacionin e koduar “Double”.

Në pranga ka rënë një shtetas 37-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke ujitur 520 bimë narkotike. I arrestuari është Fatmir Ndoj.

“Mirditë

Kontrolle intensive dhe finalizim të operacioneve proaktive, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “DOUBLE”.

Po ujiste 520 bimë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara si rezultat i një hetimi proaktiv njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “DOUBLE”.

Si rezultat i këtij operacioni, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. F.N, 37 vjeç, banues në fshatin Shëmri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit ku banonte, kishte kultivuar 520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin S. Ll., me detyrë kryeplak i fshatit Shëmri, dhe për shtetasin Gj. Gj., me detyrë specialist i pyjeve, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, në zonën që mbulojnë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →