“Dosja Geron Xhafaj”, Ervin Salianji publikon dokumentet: Fredi Alizoti është paguar nga drejtori i Policisë së Shtetit! Si mashtroi Ardi Veliu dhe Andon Marko

dosja geron xhafaj ervin salianji publikon dokumentet fredi alizoti eshte paguar nga drejtori i policise se shtetit si mashtroi ardi veliu dhe andon marko





































Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paralajmëruar një padi në SPAK për ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe disa drejtorë të Policisë së Fierit për pengim dhe devijim të hetimeve për çështjen e denoncuar prej tij, ku përfshihej Geron Xhafaj.

Salianji në një konferencë për mediat tha se ditën që nga selia e kësaj partie ka bërë denoncimi ndaj Agron apo Geron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafajt, i cili jetonte i lirë pas dënimit, ai vazhdonte aktivitetin e tij të paligjshëm, u vendosen ne levizje mekanizma per te devijuar hetimet.

Salianji publikoi disa pergjigjime, teksa eshte shprehur se pas denoncimit, vellai i ish-ministrit te kohës eshte lejuar te shkoje ne Itali per te vuajtur denimin dhe qe ndaj tij mos jepej nje masë e re.

Dosjet e plota do të depozitohen në SPAK për pengimin e zbardhjes të së vërtetës për shpërdorim detyrë në formën e grupit të struktura kriminal.

Kjo ngjarje është montuar dhe devijuar qëllimisht nga prokurorët e çështjes të shkarkuar nga vettingu. Nga ish drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, ish ministri i Bredhshim Fatmir Xhafaj dhe ish drejtuesit e policisë së Fierit, të cilat do t’u vendos komunikimet e përgjuara nga  Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nga të gjitha provat rezulton se Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, qelizat telefonike tregojnë se të tre, në pothuajse 1 orë, kanë qëndruar në të njëjtin vend, që përkon të jetë në lokalin e Geron Xhafajt. Tre ditë më pas, në shkelje dhe në kundërshtim me ligjin, në vend që të hetonin Geron Xhafajt për trafikun e drogës, autoritetet e lejuan që të shkojë edhe të kryejë dënimin në Itali”, tha Salianji.

Demokrati Salianji tha se përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u bënë për të vendosur atë dhe deputetë të tjerë në pozita të rënda, por sipas tij: “kanë rënë vetë brenda”.

Capture.JPG1_-17

Salianji ka publikuar edhe dëshmitë e dhëna nga Andon Marko, drejtues i policisë, dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ku tha se ato kanë dhënë dëshmi të rreme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

alizoti

Ai ndër të tjera u shpreh se është paguar me para Fredi Alizoti nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe këto janë në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nushi1

 “Kanë bërë deklarime të rreme para akuzës dhe kjo është vepër penale. Zyrtari i Policisë së Fierit, Albert Nushi u pyet për Fred Alizotin. Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit të Policisë Fier dhe prokurori i çështjes vendosen në shërbim të shtetit që i përdor në çështjen penale ndaj meje. Është paguar me para Fredi Alizoti nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe këto janë në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Salianji.

Capture.JPG2_-8

Me tej demokrati tha se jane paguar shuma te madha parash per deshmitarin e rreme, Fredi Alizoti dhe eshte dakorduarsuar se kur do behej arrestimi i tij.

“Janë me qindra komunikime mes drejtuesve më të lartë të policisë së shtetit që gjendjen në dosjen zyrtare dhe që janë në gjykatë. Ka dhjetëra komunikime mes drejtorit të përgjithshëm, ish drejtuesve të policisë së shtetit dhe ish prokurorit të çështjes, Gentian Osmani, ku në të gjitha rastet vendosen në shërbim për tu marrë para, për t’u paguar lekë për të vendosur siç e patë kohën se kur do behej arrestimi fals, që dëshmitari i rremë, Alfred Alizoti  do bënte burg në këmbim të parave që u paguan nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.

Datën në të cilën drejtori i policisë së Fierit, thoshte që shefi madh ndodhet jashtë, përkon me datën 7 dhe 8 qershor ku Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm asokohe ishte në një aktivitet zyrtar i konfirmuar nga faqja e tij zyrtare në Kroaci. E gjithë sajesa për gjyqin e pabërë është depozituar në gjykatë për arsye që të shmanget në dënimi i ri, vëllai i ministrit të brendshëm të kohës”, tha Salianji.

Capture-520

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →