Dortmundi heziton, transferimi i Kol Kampbell te Shtutgarti në rrezik

dortmundi heziton transferimi i kol kampbell te shtutgarti ne rrezik

“Bild” raporton se transferimi i Kol Kampbell te Shtutgarti është në rrezik, pasi Borusia Dortmundi ka vendosur që mund ta mbajë 19-vjeçarin. Kampbell kishte arritur marrëveshje për të kaluar te Shtutgarti dhe pritej të kryente kontrollin mjekësor së shpejti, por në vend të këtij plani, ai do të paraqitet në stërvitjen parasezonale të Dortmundit sapo të rikuperohet nga helmimi ushqimor.

Dëmtimi i Zhulien Duranvijes dhe shitja e Xhemi Gitens, i kanë bërë drejtuesit e Dortmundit të rishikojnë qëndrimin ndaj 19- vjeçarit, pasi zëvëndësimi i tij mund të kushtojë deri në 20 milionë euro.dortmundi heziton transferimi i kol kampbell te shtutgarti ne rrezik

Kampbell dëshiron të largohet nga Dortmundi në kërkimin e më shumë minutazhi për të arritur ftesën në kombëtaren amerikane për Kupën e Botës që mbahet verën e ardhshme në SHBA.

PANORAMASPORT.AL

 

The post Dortmundi heziton, transferimi i Kol Kampbell te Shtutgarti në rrezik appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →