Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë do të ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Rama: Fondi i tij i vyer do të restaurohet dhe dixhitalizohet

doreshkrimet e ismail kadarese do te ruhen ne drejtorine e pergjithshme te arkivave rama fondi i tij i vyer do te restaurohet dhe





































Kryeministri Edi Rama thotë se fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

ismail kadare

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.

Kujtojmë që zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal mëngjesin e 1 korrikut 2024 në banesën e tij në Tiranë në moshën 88 vjeçare.

Kadare pësoi “arrest kardio-respirator” në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →