Parathënie
Nuk më bënin këmbët të shkoja drejt parlamentit. Dora gjakatare e Babos plagosi 19 nga tanët. Bilbilat i cingëruan nervat. Ferman nxorri në esfel e dua Opoziten tha. Të gjithë ata që u ngritën në këmbë të behen def. Babua aty është vetë xhehnem e vetë xhehnet, kollitet ai, vrapojnë evletërit. Gjatë rendjes ndonjë rrëzohet, të tjerët e shkelin. Kaq u desh dhe Klotilda vajisi gijotinën. Me mërzi, se Salianji gati i ka defteret e AZHBRS-ë, atë krusmë, të dhënë me dashamirësi nga një socialist i rangut. Laneterit, tani të lusin për t’ia futur njëri- tjetrit. Ay nuk ja përton të dëftejë, të bën gjëmën qerratai edhe pa hak, për qejf të gojës. Ja na i tregonte plot 18 faqe dhe sytë i shkëlqenin si djallit. Me kamare në dorë i mblidhte kokat e prera i ngrati Klevis Xhoxhi, ku mbi përparësen e bardhë dy tri njolla gjaku shquheshin aty këtu.
Në sini koka e Saimir Korreshit si e Ali Pashait çuditërisht buzëqeshte dhe tundej vetvetiu. Ndonjë që dukej ende si i gjallë e rikthenin përsëri që ta sharronin mirë. E mbanin: Ermua nga këmbët, e cila insistonte “preje preje mirë sharroje krejt”, Çyrbja nga supet ku ankohej “sa të rëndë qenkan dreqerit”! Braçe fuste biçakun e fundit tek dera. Petro folkloristi partizani, pajisur me urrejtje klasore, i numëronte si ballistë të vrarë. Gëzohej që ishte bërë tullac, nuk me qethin më po u ringriten të rënët.
Gjendja!
I indinjuar, i mërzitur dhe i prekur, vendosa që në shenjë proteste të bojkotoj ditën e hënë. Për faktin që nuk po shndërrohem në zë kryesor të protestës me squllësinë time kinse ashtu, kinse kështu po aq. Gjepura, me pak fjalë. Përballja me Kryezëvendës Liderin Muli dhe me Liderin në perspektivë Gazi po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Miresia dhe tolerenca e tyre rritet krahas paaftësisë sime si njeri i aksionit që bën muuu. Një ditë ata mund të lodhen dhe të më lënë në dorën e Luan Baçit, të cilin, pastërtia prej Robespieri e bën të frikshëm. Albana nuk më begenis më. Ajo e ka humbur durimin. Puna bindëse i ngjan kohë e shkuar dëm. Tritani ka shikim triumfatori si ai që sheh drejt në sy duke nënkuptuar me krenari, ua kam thënë , nuk bëhet ky qafir.
Lajmi
Kur fjala mori dhenë se nuk do shkoja, më erdhi një lajm që më tronditi. Siguritë m’i hoqi një e nga një, si tullat e një muri të vjetër. Duke ma njohur dobësinë që kam për petullat, çuan llaf me Ogin se vetë Elisa ka blerë miell, vezë, ujë qelibar nga truma e “dogajve te reja” ka mbushur, vaj nga i miri, që e ka sjelle Vullnet Sina prej ullishtave të Vlorës e mjaltë me lulet e Tepelenës në qyp mbi supe mbajtur nga Laerti ka bashkuar. Jashtë ziente furia ndërsa mua më turbullonte nepsi dhe gëlltitesha në boshllëk duke pritur çastin e lumë. Në kupolën drejtuese të PS-së, debati kishte tejkaluar imagjinatën. Donin të ma hidhnin me petulla dosido. Tao kishte këmbëngulur që ai (dmth unë) nuk e ha sapunin për petull dhe petullën e do petull të vërtetë. Vetëm ajo ia ngroh xhanë. Si më nazike dhe e hajthme, e fiksuar pas dietës mesdhetare që nuk të shëndosh, kjo detyrë ju besua Mamicës. Edhe Babo u tha mos kurseni gjë, ky petulla do dhe, sa kohë i ha, jemi mirë të gjithë. Me një shikim miratues i paskësh uruar punë të mbarë asaj teksa rrugen e akçihanes mori. Hallë Ikonomi, magjistarja e byrekut, u ndje e shpërfillur dhe si e pushuar nga puna, po nuk e dha veten. Marazin përtypi.
Petullat
Me këmbët që po më dridheshin hyra në oborr. Aty u rrëzova. Mimi di Puccini me forcën e arsyes dhe Antoneta Dhima me forcën e krahut si vullnet perëndie, më kapën nga jaka e më mbanin me gajret, duro se petullat po vinë. Sekondi shekull më zgjatej. Bekuar qoftë ai që besimin s’e humb. Kur ja, me rreze ylberi rrethuar, u shfaq Mamica. Ajo me tavë në dorë, mbuluar me napë. Herë pas here i hukaste me frymën e shenjtë që të mos ftoheshin. Pjatën me mjaltë e mbante Etilda, në minutë të fundit ia kishte hequr Laertit, e sigurt se dora e saj përcjell më marifet e vërtetësi. Ajo, plot mirësi, më nxiste që të mos hezitoja se mjalti mund athëtirën e sodës. Mete me një kanë me shtiu ujë për të larë duart dhe pastaj me zgjati peshqirin që të nderem. Një kohë përtej ruajna Zotit, m’u duk derisa u ula rrëzë një bliri dhe me tahmah ju shtrova punës. Llop një petull llop një të ngjyer me mjaltë ha e ha u bëra kaba si një ka.
Klosi më kaloi pranë me tinëzi dy tre herë, kinse indiferent. E pashë që kishte zili dhe goja lëng. E thirra! Ja mbështolla ca me shami dhe i mori me nxitim, teksa mërmëriste: bëfsh hajër , bëfsh hajër. Dy i kaloi pa përtypur. Ca po ja jap Nikos, foli me zë të ulët. Po ai sikur do gjëra të rafinuara….eh jo mor mik, edhe m….qyl e merr ai. Dilua u ankua ne as sufllaqe nuk japin këtij edhe petulla e temenara. Petullat më të mira që një dorë gruaje kishte nomatisur ndonjë herë qenë. Petulla pushteti.
Zjarri i Tezes
I rënduar mbeta rrëzë pemës. Aty pashë Tezen e cila, nxitimthi, po i drejtohej sallës. Ajo kishte ndier ftomë ditë më parë. I qenkësh dashur zjarr safi me dru lisi. Fort po shndrit e pak po nxeh u mrryl Babua kur e pa resmen duke shtremberuar turinjët. E bëri prush per t’u ngrohur me motrani e shoqeni. Pastaj na thoshte sa të mirë e ka zjarrin. Po doemos, të djegësh gjithë pyllin e toskerisë do bësh flakë. Dashtë e mira dhe e ka lënë pas ngricën e kallkanin që kjo dreq politike i ka këllasur. Unë, ashtu i fryrë nga brumi, rrekesha të ngrihesha, po hiç, më kot. Fred Xhaferi më ngushëlloi! Ai beson se “më mirë një petull sot, se një premtim mot”! Madje, dhe lutjen duhet ta modifikojmë “Zot, petullen e përditshme jepna sot”!
Zukatjet e Ditmarit
Mbylla sytë teksa gjumi po më trokiste si puhizë. M’u fanit Ditmari, i cili meditonte për lirinë e rigjetur kur ajo si ndëshkim i erdhi pasi e pat humbur. Unë e qortoja, rri tek fotoja me Babon plot nur e nostalgji mes shqiptareve të Maqedonisë, të mos e bjerrësh kohën kot me lirinë universale e Savianon. Kthehu tek admirimi si Damua, se dukeni më vetvetja! Prisni ditën për të mbështetur kokën ndë kraharor të Babos lerini dënglat.
Salla
Gjithesa paskesh qënë alivani dhe sebep. Garda na zuri pusi. Shtyva sa munda. Ju thashë jam shok me Kosten e Lindites dhe të Gramozit. Aty ndodhi hataja. Nuk e njihnin , pyesnin kush është ai. Delli si kallmboq me ndau ballin në dysh. Aftesitë e mia fizike nuk ishin në maksimum nga mospergatitja. Më në fund hymë brenda me kemisha të grisura por krenarë si luftetarë lirie. Dash Sula vikaste si Muji në lugje të verdha. Xhemali la fjalen dhe i ra të fiket. Një liber fluturoi në drejtim të Babos. Ai ishte manifesti i zemerimit. Mamica mallkonte pse nuk kemi mbrojtje kibernetike. Bela klithi, luftojmë trup me trup. Jeten e japim Babon kurrë. Ulsiu kerkonte alltinë po se kishte me vete. Majko deneste. Nasipi i afronte një shami. Çuçi ishte fshehur brënda golfit të tij. Shalsi me perunjësi na thoshte “nuk jam unë, nuk jam unë”. Etjeni doli të flasë por në vënd të fjales ja dha britmes, “kuuuu ku nanë kam frikë”. Blerina çirrte faqet. Gjeneral Kollçaku therriste, vritmeni mua, vritmeni mua. Populli jashtë buçiste, jeziterit dridheshin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co