Kalimi i Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari për vitin 2025 bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 është një personazh që shpesh është shfaqur edhe në mediat rozë, ku përgjatë 22 viteve ai ka pasur 12 lidhje që njihen publikisht.
Në vitin 2002 Hamilton u takua me modelen Danielle Llyod, Miss Anglia. Nga viti 2003 deri në 2007, ai u lidh me Jodie Mae, vajzën e manjatit të Hong Kongut, Ma Bo-kee. Historia më e rëndësishme e dashurisë së Hamilton ishte ajo me Nicole Scherzinger, ish-këngëtarja e Pussycat Dolls, e cila zgjati tetë vjet.
Më pas u panë disa raste me Rihanna-n. Në vitin 2016 Hamilton u bë i afërt me një këngëtare tjetër: Rita Ora. Megjithatë, ata kurrë nuk e zyrtarizuan lidhjen e tyre.
Më vonë ishte e top modeles Barbara Palvin. Në të njëjtin vit flirtoi me një tjetër supermodele: Kendall Jenner, e njohur si motra e vogël e Kim Kardashian. Nga viti 2016 deri në vitin 2018, Leëis Hamilton ishte me reperen amerikane Nicki Minaj.
Deri në vitin 2019 u shoqërua me modelen Winnie Harlow. Më pas Hamilton përjetoi një lidhje intensive me Cindy Kimberly, një modele sensuale. Në verën e vitit 2023, Hamilton pati një flirt me Shakiran.
Dhe së fundmi, që nga dhjetori i vitit 2023, Hamilton është në lidhje me modelen braziliane Juliana Nalu, me të cilën e kaloi natën e Vitit të Ri në Amerikën e Jugut.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co